Pritej që fansat e Sabrina Carpenter të ishin të lumtur pasi kjo e fundit njoftoi turneun e saj në Evropë, por ndodhi e kundërta.

Ata janë të zemëruar pasi artistja njoftoi se gjatë turneut të saj ajo do të mbajë vetëm 9 koncerte.

Këngëtarja e hitit Espresso, do të nisë turneun më 3 Mars në Dublin përpara se të niset për në Birmingham, Londër, Glasgow, Mançester, Paris, Berlin, Bruksel dhe Amsterdam, ku turneu do të përfundojë më 23 Mars të vitit të ardhshëm.

Sabrina do të performojë të gjitha hitet e saj më të mëdha si Please Please Please, Nonsense dhe Feather për adhuruesit e saj. Fansat shpërthyen në komente duke nënvizuar se duhen më shumë shfaqje, por edhe të zgjerohet harta e vendeve ku do të performojë.

Njoftimi i turneut Short n’ Sweet vjen vetëm disa javë pasi Carpenter njoftoi albumin e saj të ardhshëm me të njëjtin titull. Short n’ Sweet pritet të ketë gjithsej dymbëdhjetë këngë.

Klan News