Figurat qendrore të grave në veprat klasike botërore letrare dhe operistike do të vijnë të gërshetuara në shfaqjen premierë te baletit me titull “Fatalita”.

Quhet e tillë sepse të gjitha shkojnë drejt fatalitetit, në emër të dashurisë, ndërsa në skenën e Operës së Baletit, aktet e katër heroinave në veprat “Romeo dhe Xhuliet”, “Carmen”,  “Anna Karenina” dhe Violeta e La Traviates do të rikthehen të interpretuara nga Enada Hoxha.

Koreografia i është besuar italianit Toni Kandeloro. Nga kjo e martë dhe e mërkurë, publiku do të mund t’i shohë këtë personazhe të famshme ndryshe, të përkthyera në gjuhën e lëvizjes në skenën e Tetarit të Operas dhe Baletit.

Tv Klan