Dashi-Planeti juaj kujdestar, Marsi, kthehet për t’ju buzëqeshur sot. Ai do t’ju rigjallërojë deri në fillim të Korrikut. Në familje, rregulloni marrëdhëniet që dukeshin të lëkundura ditët e fundit. Gëzoni formë të shkëlqyer dhe një gjendjeje mirëqenie psikofizike që do t’ju shoqërojë për disa ditë. Marsi jep ndikime pozitive edhe në punë sot.

Demi-Hapet një ditë e re me lajme pozitive që do të lehtësojnë disa çështje të përditshme. Dielli, një pjesë aktive, ditore, mashkullore dhe me vullnet të fortë të personalitetit, kalon në një cep të favorshëm. Mërkuri, planeti i intelektit, ju shikon me dashamirësi nga fqinjët e mirë të Binjakëve. Niveli i inteligjencës është ngritur dhe lehtëson shumë situata në familje.

Binjakët-Një problem familjar do t’iu shqetësojë gjatë gjithë ditës dhe ju do të angazhoheni për ta zgjidhur atë. Duhet të keni shumë kujdes me shpenzimet, pasi kjo nuk është një ditë e mirë për financat tuaja.

Gaforrja-Rishikojini planet që patët bërë me personin e zemrës. Do të dalin disa probleme rrugës që do t’ju prishin çdo drejtim. Qëndroni të qetë dhe ecni përpara.

Luani-Ditë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Yjet favorizojnë të gjitha projektet e reja, si dhe historitë e reja të dashurisë.

Virgjëresha-Përgjatë 24 orëve në vijim mos i besoni instinkteve, pasi nuk do të jenë në formën më të mirë. Miqtë dhe pjesëtarë të familjes duket se e kanë një ide se çfarë po ndodh, ndaj ndoshta do të bënit mirë që t’i drejtoheshit atyre për këshillë.

Peshorja-Jeni duke u tërhequr nga shumë drejtime të ndryshme. Rezistojini tundimit për t’i kënaqur të gjitha palët. Nëse punëdhënësi juaj ka pasur kërkesa të padrejta mbi ju, thuajani. Edhe pse do t’i bini shkurt, përsëri do të tërhiqni admirues. Të vazhdoni të punoni me orë të gjata është një lojë e humbur.

Akrepi-Në fillim të ditës, mund të josheni duke menduar gjëra të së ardhmes. Yjet sugjerojnë të mos bëni plane të detajuara. Në orët e para të mëngjesit imagjinata juaj do të shkojë shumë larg.

Shigjetari-Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të jetë pjesë e së shkuarës. Sot do të merrni një lajm të mirë nga mjekët dhe do të riktheheni në punë. Të dashuruarit të kenë kujdes.

Bricjapi-Hapet një skenë zodiakale sot me disa pengesa. Një qiell që të bën të kthehesh pak me këmbët në tokë, pas një faze të gjatë të shënuar nga ngjarje të këndshme, me fat dhe që për ju ishte krejtësisht relaksuese. Problemet kalimtare do të jenë në rendin e ditës sot në familje, veçanërisht nëse rrisni fëmijë.

Ujori-Duhet të keni shumë kujdes në punë sot, pasi mund të zhgënjeheni. Edhe pse kishit menduar se mund të bashkëpunoni me kolegët, do të përballeni me refuzimin e tyre. Tregoni kujdes dhe me shpenzimet.

Peshqit-Duhet të uleni dhe të mbani shënime. Shikoni për personin që do t’u befasojë në një bisedë. Do të kuptoni që gjëja që ju pëlqen më shumë tek ai/ajo është sensi i humorit dhe mënyra se si i qaset gjërave. Do të doni që të takoheni sërish./tvklan.al