Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme me anë të kësaj deklarate për shtyp i bën thirrje dhe njëherë të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftim elektronik deri në datën 20 Mars në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë të tërheqin letërnjoftimet e tyre. Tërheqja në kohë e letërnjoftimeve nga qytetarët lehtëson direkt mbarëvajtjen në proces. Nga verifikimet e kryera deri më tani nga Ministria e Brendshme rezulton se ky pretendim i opozitës nuk qëndron. Pavarësisht nga kjo Ministria e Brendshme është e gatshme të kryejë verifikime të përbashkëta me përfaqësues të opozitës për të gjithë ata qytetarë që opozita pretendon se nuk kanë pasaportë dhe nuk figurojnë ndërkohë në listat e publikuara të personave pa pasaportë për udhëtim jashtë shtetit”./tvklan.al