Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, opozita ka akuzuar kryeministrin Fatos Nano, se nuk është i aftë të drejtojë negociatat Shqipëri-BE. Duke përmendur të gjitha vlerësimet negative të raportit, kryetari i komisionit të integrimit Fatmir Mediu, ka kërkuar ndërhyrjen e presidentit, si monitorues i procesit të negociatave.

Fatmir Mediu:- “Partia Republikane mendon, se duke u ndodhur përballë kësaj gjendje kritike, duhet dhe është e domosdoshme, që Presidenti i Republikës të institucionalizojë një tryezë të përbashkët, e cila të monitorojë në mënyrë periodike procesin e integrimit europian. Kjo tryezë e drejtuar nga Presidenti i Republikës, duhet të ketë në përbërjen e tij, kryeministrin, kryetarin e parlamentit, Ministrin e Jashtëm dhe të Integrimit, kryetarin e komisionit të integrimit dhe atë të jashtë të parlamentit, si dhe drejtues kryesor të forcave politike”.

Dhe nga ana e Partisë Demokratike, ka një iniciativë që i drejtohet parlamentit për të pranuar një mocion për debat, për raportin e BE, duke e konsideruar këtë një kontribut të PD për plotësimin kushteve të kërkuara nga BE./tvklan.al

Gazetare – Elona Meço