Fatmir Xhafa: “Unë nuk di deri më sot që të ketë ndonjë projektligj që të jetë bërë publik për prokurorinë. Kur ai të bëhet publik nga Ministria e Drejtësisë, kur ai të shkojë në qeveri dhe pastaj të vijë në parlament fillon diskutimi dhe debati se cila, se cili duhet të jetë qëndrimi konkret për këtë projekt. Qëndrimi parimor yni për këtë është bërë publik, është i njohur. Ne ndryshojmë në koncepte, ndryshojmë në vizione lidhur me qëndrimin ndaj institucionit të akuzës. Ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi atyre qëndrimeve që kemi bërë publike”./tvklan.al