Fatmir Xhafa: “Ne ndjehemi tepër të shqetësuar për faktin se procesi i ardhshëm zgjedhor është në rrezik. Kjo sepse ¼-ta e votuesve të listës potenciale të zgjedhësve ose rreth 1/3 e zgjedhësve të mundshëm për të votuar nuk mund të votojnë sepse nuk kanë një prej dy dokumenteve identifikues që përcakton kodi zgjedhor për ushtrimin e të drejtës së votimit”.

Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme informon opinionin publik se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike po ecën normalisht. Për herë të parë sot ka një regjistër elektronik të shtetasve shqiptarë. Për herë të parë sot ka lista zgjedhësish pa dublikime. Për herë të parë sot paraqiten listat paraprake katër muaj përpara zgjedhjeve. Për herë të parë sot ka lista zgjedhësish me adresë të saktë të qendrës së votimit. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore ka realizuar njoftimin individual të të gjithë qytetarëve që nuk kanë pasaportë për të aplikuar të parët për letërnjoftime elektronike. Dështakët 8-vjeçarë të qeverisjes socialiste nuk do të munden të sfumojnë një nga sukseset më të mëdha të qeverisë Berisha, e cila iu ofroi qytetarëve shqiptarë atë që u kishte premtuar që në ditët e para të saj”./tvklan.al