Fatmir Xhafa: “Ne ndjehemi tepër të shqetësuar për faktin se procesi i ardhshëm zgjedhor është në rrezik. Kjo sepse ¼-ta e votuesve të listës potenciale të zgjedhësve ose rreth 1/3 e zgjedhësve të mundshëm për të votuar nuk mund të votojnë sepse nuk kanë një prej dy dokumenteve identifikues që përcakton kodi zgjedhor për ushtrimin e të drejtës së votimit. Prapa këtij procesi të rrezikuar seriozisht fshihet një skenar politik për ta dështuar pajisjen me letërnjoftim elektronik të shtetasve me qëllim krijimin e mundësive për manipulim të procesit të ardhshëm elektoral”./tvklan.al