Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Inspektorja e Lartë e Deklarimit të Pasurive të Patundshme Fatmira Laska ka kujtuar, se data 31 Mars është afati i fundit për deklarimin e pasurive të nëpunësve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit të cilët kanë këtë detyrim ligjor.

Pas kësaj date filloi një fazë intensive pune në këtë inspektorat për verifikimin, kontrollin dhe për më tej masa të tjera sanksionuese. Për këtë zonja Laskaj ka pritur në një takim të veçantë homologun e saj amerikan Steve Potts dhe një delegacion të zyrës së etikës qeveritar në Uashington.

Në fund të vizitës dy homologët kanë publikuar faktin se pranë inspektoratit shqiptar do të monitorojë dhe asistojë edhe një grup ekspertësh amerikanë.

Fatmira Laska:- “Për të vazhduar kontributin e tyre dhe të realizojmë për të bashkërenduar jo vetëm në aspektin e shprehjes së vullnetit, por tashmë për të kurorëzuar marrëveshjet tona të veprimeve konkrete që do të kemi”.

Steve Potts është shprehur se zyra amerikane ka një eksperiencë intensive sidomos gjatë dhjetë viteve të fundit çka mund të ndikojë verifikimin dhe kontrollin e pasurive dhe në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj