Fatmira Laskaj: “Dhe për çdo vit ne presim mirësi dhe çudi. Sinqerisht drejtpërsëdrejti nuk është marrë kuraja nga askush të ofrojë absolut asnjë gjë. Askush nuk ka mundur të depërtojë brenda xhamit transparent të institucionit tonë”.

Mbi 4 mijë deklarime të pasurive të zyrtarëve çdo vit kalojnë në duart e saj për verifikim.

Vështirësitë, kërcënimet e deri tek ryshfetet që çdokush mund t’i ofrojë gjatë punës së përditshme e kanë detyruar Fatmira Laskën të kalojë disa nga momentet më të vështira në postin e kreut të këtij inspektorati.

Ajo që e shqetëson më shumë Laskajn është dublimi i pasurive të zyrtarëve dhe fshehja e transaksioneve nga banka.

Fatmira Laska: “Realisht ka disa banka që për interesa të tyre individuale nuk e shohin fort mirë shqetësimin në interesin e shoqërisë. Mbase, mbase këta organizmat ndërkombëtarë duhet të veprojnë dhe të ndalojnë edhe veprime të tjera. Për shembull na vjen dhe informacioni që zyrtarë të ndryshëm në disa banka kanë të drejtë të hapin me një kartë, qoftë edhe me një element identiteti tyre, dhe të tjerët mund të ndryshojnë dhe mjaft të disponojnë një kartë dhe një numër përkatës dhe në këtë rrethanë krijojnë paksa vështirësinë të mund të evidentojë realisht që kjo e ardhur është pikërisht dhe i përket këtij funksionali”.

Laskaj rrëfehet se është treguar e kujdesshme të kryejë detyrën e saj, pse jo në pak raste është ndjerë dhe e kërcënuar.

Fatmira Laska: “Ka pas dhe tendenca të tilla. Në fillesat e para ka pas, ishte dhe ajo, nuk njihnin shumë personin tim, dëshirën për të ngritur vërtet një stabilitet dhe një prezantim shumë dinjitoz të një pune të marrë përsipër me shumë përgjegjësi e ndoshta mbase në jetën e tyre do kishin pasur ndonjë episod të tillë që padashje kanë vazhduar të jenë në funksion”.

Gazetarja: Keni kaluar në duart tuaja me qindra deklarime të pasurive të zyrtarëve tanë. Sa të sinqertë janë treguar ata me ju?

Fatmira Laska: “Fakti që në fillesat e viteve të para, po pse jo vazhdojnë dhe ata të sapozgjedhurit, vazhdojnë të ketë parregullsi, fakti pra që kjo shifër në fillesat e para ka qenë shumë e lartë, shkonte gati edhe në 50%, relativiteti tani mbetet a e dinin, a nuk e dinin. Problemi është që ne jemi ndër të tjera edhe kërkues, por edhe mësues. Ky njeri ka marrë përsipër të krijojë një detyrë, të përfaqësojë një interes të caktuar publik dhe për më tepër ai ka qenë dhe shumë mirë ekonomikisht. E pse duhet të shkonte deri aty? Ndërsa këta njerëz edhe pse janë me shumë pasuri, sikur dhe vetë të mos punojnë për një periudhë shumë të gjatë dhe përsëri bëjnë korrupsione të ndjeshme miliona lekë, normal që ndjehesh jo keq për të, por ndihesh pse ndodh ky fenomen.”

Për më tepër në këtë institucion që monitoron çdo vit paratë e një zyrtari duhet të funksionojë më së miri transparenca me publikun.

Laskaj deklaron se jo në pak raste nga këto deklarime zyrtarët kanë arritur deri në gjykatë ku kanë prishur kurorën e martesës.

Fatmira Laska: “Brenda një bashkëjetese familjare, brenda një familje ligjore familjare kur padashje do të bësh dhe akordimin e diçkaje, sa u harxhua, çfarë kemi, çfarë do të bëjmë sot dhe nesër dhe përsëri duhet të bësh shumë kujdes në reklamimin dhe prezantimin apo bashkëbisedimin e këtyre raporteve. Se dikush mund të fyhet në ato çka mund t’i kërkojë prindi fëmijës, anasjelltas, apo raporte të tjera edhe midis vetë bashkëshortëve dhe jo pak raste janë që përfundojnë edhe deri në gjykatë vetëm e vetëm në mos këtë akordim. Përfytyro tani që në pozicionin tonë t’i kërkosh këto personit të zgjedhur dhe nëpunësi tjetër që ka shanse të punojë, të kryejë një funksion të caktuar në administratën publike t’i kërkosh me detaje mënyrën në atë formular që quhet dokument zyrtar se si duhet të deklarojë”.

Për pesë vjet me radhë Fatmira Laskaj ka drejtuar një prej institucioneve më të reja në Shqipëri, e cila për detyrë ka patur marrjen e deklarimit dhe kontrollin e pasurive të politikanëve shqiptarë.

Pas përfundimit të mandatit Laskaj pritet t’i kërkojë parlamentit…në këtë post./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani