Fatos Nano është prononcuar sot për herë të parë në favor të Kryeministrit Meta në debatin që ka përfshirë Partinë Socialiste për të ardhmen e ekzekutivit në rast fitoreje në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Gjatë konferencës së Partisë Socialiste për Tiranën, Fatos Nano ka dalë përpara gazetarëve dhe ka komentuar nëse duhet apo jo socialistët të përcaktojnë përpara zgjedhjeve se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm.

Nano tha se kjo është nuk është një çeshtje që prekuopon PS-në e cila ka një kryeministër në vazhdimësi të suksesshëm dhe do të hyjë në zgjedhje me këtë kryeministër.Lidhur me konkurrimin e kryetarit të grupit parlamentar socialist Arben Malaj, po për postin e kryeministrit të ardhshëm në rast fitoreje Nano tha se e vlerëson një gjë të tillë, por se sukseset e deritanishme kërkojnë një të ardhme të sigurt për kryeministrin aktual Ilir Meta.

“Nuk kam kohë të harxhoj vëmendjen time për një çeshtje që nuk nënshtrohet fare në momentin e deritanishëm. Mirëpres të gjitha kontributet konverguese për të cilët thotë zoti Malaj. Ne kemi një kryeministër rradhazi të suksesshëm dhe nuk kemi ndërmend të shkojmë pa kryeministër në zgjedhje dhe nuk kemi ndër mend të jemi pa kryeministër pas zgjedhjeve. Natyrisht stabiliteti dhe vazhdimi i suksesshëm deri më sot lidhet dhe më të ardhmen e sigurtë të zotit Meta.”/tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori