Lajme Arkiva 2003

Në Përmet dhe Këlcyrë kreu i mazhorancës ka kërkuar votat për kandidatët e Partisë Socialiste për bashkitë dhe komunat 12 tetori do të lexohet një për një sipas vullnetit tuaj sovran.

Mazhoranca socialiste nuk ka nevojë për asnjë votë të vjedhur. Kryeministri Fatos Nano ka premtuar në miting zhvillim të zonave rurale, investime në ujësjellës kanalizime dhe qendra shëndetësore dhe arsim.

Fatos Nano: Kundërshtarët tanë politik po grinden për humbjen e tyre të thellë në 12 tetor 2003, prandaj synojnë të përgatisin shkaqet dhe sebepe që duan të bllokojnë procesin zgjedhor. Unë ju garantoj të dashur miq ju dhe të gjithë shtetasit kudo në Shqipëri se vota ë 12 Tetorit 2003 do të lexohet një për një sipas vullnetit tuaj sovran. Socialistët dhe progresistët nuk kanë nevojë për vota të vjedhura, për asnjë votë më shume nga sa meritojnë sepse votuesit shqiptarë e kanë marrë tashmë vendimin e madh. Ata do të votojnë për socialistët dhe progresistët dhe shumicën dërrmuese të bashkive dhe të komunave të bashkisë./tvklan.al