Në konferencën e 8-të të socialistëve fierakë, kryetari Nano deklaroi se trafikantë të votave kanë tentuar të depërtojnë në listat e kandidatëve socialistë për deputet duke u ofruar para delegatëve. Sipas Nanos disa drejtues të partisë dhe të qeverisë kanë shfrytëzuar postin për t’i bërë presion zgjedhësve nëpër konferenca për t’i zgjedhur si kandidat për deputet.

“Ne socialistëve, fitorja e zgjedhjeve parlamentare nuk na duhet për të hipur apo zëvendësuar individët në pushtet, por për të zgjidhur problemet dhe përballuar sfidat globale që janë sot përpara vendit dhe kombit.”

Në këtë konferencë u përzgjodhën 21 kandidatë për deputetë për 7 zonat elektorale të rrethit të Fierit./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame