Kryeministri Fatos Nano ka premtuar gjatë një vizite në qytetin e Patosit se qeveria e drejtuar prej tij do të zgjidhë problemin e krizës energjetike në një takim me drejtuesit e kompanisë shtetërore Albpetrol, kryeministri ka propozuar që nafta të bëhet pjesë e rëndësishme e sektorit të energjetikës.

Kryeministri është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si po shfrytëzohet kjo pasuri, pas sipas tij ka konceptime të paqarta për shfrytëzimin e vendburimeve në raport me konsumin vendas, por kryeministri nuk dha ndonjë afat për kohën se kur mund të zgjidhej kriza energjetike.

Fatos Nano: Unë kam bindjen se ka ardhur koha që sistemi energjetik shqiptar duhet të trajtohet si një i tërë, me një strategji, ku kombinohet shfrytëzim i programuar i të gjithë elementeve të energjisë, pra nuk mundet më që nafta të përdoret vetëm si lëndë djegëse për konsumatorë apo gjenerator individual. Ashtu si energji elektrike e prodhuar nga burime të lidhura të mos jetë pjesë e bilancit kombëtarë të energjisë.

Gjithashtu kryeministri Nano ka inspektuar vetë vendburimet e naftës në sektorin Marinës-Patos dhe sondën e shpimit të puseve të kompanisë Premier Oil. Së bashku me këtë kompani e cila ka investuar 30 milion Dollarë punon dhe shoqëria shqiptare Alb Star.

Kryeministri ka theksuar nevojën e investimeve të huaja për zhvillimin e sektorit të naftës dhe shfrytëzimit maksimal të shtresave naftëmbajtëse./tvklan.al