Kryetari Nano është ndjerë socialisti më i lumtur teksa ka parë veten i vetëm mes një grupi shoqesh të përzgjedhura teksa festonin 8 Marsin. Në selinë rozë rreth tavolinës me fruta dhe pije Nano ka shkëmbyer batuta dhe urime për fitoren në zgjedhjen parlamentare.

“Dhe nesër është dita e llahtarshme për të gjithë burrat. Gjithçka e pushtoni ju. Por, unë dua që ditë të tilla të llahtarshme, për shkak se kemi një angazhim programor ku burrat të mos gjejnë vend të futen për 365 ditët e vitit nga ju gratë. Në sensin e shanseve të barabarta. Jam gati që në momentin që ju do të shpallni iniciativa të tjera që mbase masakrojnë në kuptimin përkëdhelës politik burrat, unë t’a ha i pari.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame