Duan ndryshimin e statutit që të zhvillohen zgjedhjet

Një pjesë e federatave sportive janë mbledhur të mërkurën për të diskutuar për të ardhmen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Ata i kanë kërkuar presidentit të KOKSH-it, Viron Bezhani, të mbledhë Asamblenë deri më 30 Gusht që të zgjidhet komisioni që do të merret me ndryshimet statutore.

Sipas këtyre federatave, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk funksionon dhe nëse nuk do të mblidhet Asambleja nga Presidenti do ta thërrasin me 2/ 3 e anëtarëve.

Më 9 Shkurt u votua një rezolutë që të zhvilloheshin zgjedhjet për KOKSH-in deri në fund të këtij viti.

Tv Klan