Rreziku për të lindur me një problem kardiovaskular të rëndë është 36% më i lartë tek fëmijet që vijnë në jetë me ndihmën e riprodhimit të asistuar. Studimi, ka analizuar 7.7 mln të porsalindur duke nisur nga vitet 90 e deri në ditët e sotme. Me pas të dhënat janë krahasuar me ato të fëmijëve të ngjizur në mënyrë natyrale.

Kjo punë kërkimore ka treguar se defektet kardiake ishin 36% tek fëmijet e lindur nga fekondimi ‘in vitro’, teknika e injektimit intracitoplazmike të spermatoizoidëve apo ngrirja e embrioneve, kundrejt kategorisë të fëmijeve me riprodhim natyral.

Sipas autorëve të studimit, problemet kardiake tek fëmijët, mund të jetë tregues i një faktori të përbashkët në themel të infertilitetit të prindërve dhe kardiopatisë së lindur të fëmijëve të tyre. Sipas tyre, këtu do të përqëndrohen studimet e rradhës, pasi është mjaft e rëndësishme të zbulohen shkaqet e fshehura për të parandaluar apo diagnostikuar sa më parë këtë problematikë.

Sot në botë gjithnjë e më shumë fëmijë vijnë në jetë me metodat e riprodhimit të asisituar, çka mund të sjellë rritje edhe të rasteve të fëmijëve që kanë probleme të lindura me zemrën.

Klan News