Fermerët e Divjakës po vjelin frytet e një sezoni të mbarë në kultivimin e bostanit.

Brenda dy muajve ata kanë eksportuar në vendet e rajonit më shumë se 2 mijë ton shalqi.

Greqia, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, por dhe Anglia janë shtetet që kanë kërkesën më të madhe për këtë produkt.

Për këtë arsye fermerët e zonës kanë katërfishuar sipërfaqen e mbjellë me bostan.

“Në Divjakë me shalqirin është bërë revolucion. Kemi arrit në rendimentin nga 40 kemi shkuar në 70-80 për dynym.”

“Çmimi mesatar i këtij viti është çmimi 22 lekë dhe është një çmim i kënaqshëm si për prodhuesin dhe konsumatorin”.

Por pavarësisht suksesit që po njeh ky produkt shqiptar në tregjet e rajonit, eksportimi i tij bëhet ende jashtë parametrave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Bostani i Divjakës nuk ka ende një markë të vetën, ndërkohë që mungojnë etiketat e vendit e të origjinës.

Isuf Çela: “Në këtë vit ka një organizim, por fermerët duhet të bashkohen për të grumbulluar këtë prodhim në një pikë të caktuar për të patur logon e tyre, për të bërë marketing”.

Krijimi i kooperativave të përbashkëta shihet si një mundësitë e vetme për të arritur standardet e kërkuara, nismë që shihet ende me skepticizëm nga fermerët vendas./tvklan.al