40 (Dyzet) nxënës të shkollës 8-vjeçare “Rreze Drite” i dhanë lamtumirën sot librit të abetares. Për 7 (shtatë) muaj ata kanë mësuar prejt tij të lexojnë dhe të shkruajnë shkronjat dhe fjalët shqipe. Mësuesja Zhani Dashi është përkujdesur që brenda një muaji fëmijët e klasës së parë të përgatisin programin e festës së abetares. Përpara prindërve të 40 (dyzet) nxënësit u paraqitën me vjersha dhe këngë kushtuar abetares, gjuhës shqipe dhe mësueses së tyre në shqip dhe në anglisht. Më të talentuarit shpalosën dhuntitë përmes vallëzimit apo instrumentave muzikore. Por nuk mungoi edhe humori. Enkas për festën e abetares ishte ftuar dhe humoristi Met Bega. Pas ndarjes me abetaren fëmijët do të marrin në duar librin e leximit. Shkolla “Rreze Drite” ka 5 (pesë) vjet që ka hapur dyert për nxënësit e saj. /tvklan.al