Pojani i Fierit, një nga 100 fshatrat turistike shqiptare, u kthye në qendër të festimeve për Festën e Grurit e cila tashmë është kthyer në traditë prej vitesh.

Në këtë festë që mblodhi bashkë dhjetra banorë të zonës, morën pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj, ministri Taulant Balla dhe ministrja Anila Denaj.

Teksa provuan disa nga produktet e kësaj zone pjellore, Presidenti Begaj së bashku me ministrat falenderuan fermeret dhe banorët për prodhimet e grurit.

Bajram Begaj: Realisht duhet t’ju falenderojmë për të gjithë kontributin që nuk keni se nuk është vetem kontribut për ju. Është kontribut për familjen tuaj, për vendin. T’i themi faleminderit tokës për bujarinë.

Festa e Grurit vijoi më tej me këngë dhe valle duke krijuar një atmosferë të bukur të kësaj feste tradicionale të zonës së Myzeqesë.

Klan News