Lajme Arkiva 2004

Komuniteti mysliman hapi dyert gjatë paradites për të mirëpritur krerët më të  lartë të shteti, politikat, përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare, si dhe të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë të  cilët uruan fetën e Kurban Bajramit.

Shtëpia myslimane ruhej nën masa të rrepta sigurie nga Garda e Republikës ndaj ishte e vështirë të filmohej mesazhi paqësor i kryeministri Nano në këtë ditë të shënuar për besimtarët mysliman.

Presidenti i Republikës Alfred Moisiu shprehu urimet duke ftuar përfaqësuesit e tjerë të shtetit të jenë më të kujdesshëm ndaj fenomeneve negative qëruan shoqëria shqiptare.

Presidenti Alfred Moisiu:“Të ndihmojmë të varfrit, të  ndihmojmë ata që janë në sakrificë, që janë të pamundur, të ndihmojmë de shoqëria civile edhe shteti të kenë më shumë kujdes për ato shtresa që janë më gjithë mend të këputura”./tvklan.al