Besimtarët protestojnë: Është gylenist

Bujar Spahiu është rizgjedhur në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Në zgjedhjet e mbajtura këtë të shtunë Spahiu mori 82 vota nga 92 anëtarë të kryesisë që votuan. Përballë tij ishin Eduard Shefki që mori  3, e po aq edhe Emirjon Vathaj.

Bujar Spahiu: Do japim kontributin që Shqipëria të jetë më e begatë. Do vijojmë të japim kontributin tonë që të përparojë drejt Evropës. Do bëjmë çmos që familja të jetë e shëndetshme.

Paralelisht me zgjedhjet, jashtë ambienteve të Medresesë pati protestë me akuza dhe dyshime se votimi nuk ishte i lirë pasi KMSH është uzurpuar nga gylensitët e organizatës “Feto”.

 “Do e çojmë në gjykatë për pavleshëmëri votimi.”

Për këto akuza Spahiu tha se nuk do të ngurrojë të ndjekë në rrugë ligjore çdo akuzë pa fakte.

Bujar Spahiu: Ftoj cilindo të shprehë lirisht mendimet e tyre. Cilido prej jush do të vijojë të ketë një atmosferë të mirë të lirisë së shkëmbimeve idesh dhe këshillimi të ndërsjelltë sa i shërben qëllimit dhe misionit. Institucioni nuk do ngurojë të ndjekë rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes vëllezërve. KMSH do të vijojë të jetë vazhdues i traditës.

Çështja e organizatës “Gylen” është ngritur shpeshherë edhe nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në adresë të shtetit shqiptar, i cili ka kërkuar goditjen e këtij grupimi.

Tv Klan