Sezoni 2023-2024 do të mbahet mend gjatë në qytetin e Lezhës. “Besëlidhja” në basketboll për meshkuj u shpall kampion i Shqipërisë, në një edicion ku nuk njohu humbje. Me këtë rast, Bashkia e Lezhës organizoi edhe festën e fitores, ku iu rezervuar një mikpritje kampionëve nga kryebashkiaku, Pjerin Ndreu.

Ndreu falenderoi ekipin për këtë sukses që bëri krenar një qytet të tërë, ndërsa premtoi se ndërtimi i Pallatit të Sportit është objektivi i radhës.
 
Pjesë në suksesin e “Besëlidhjes” ka padyshim edhe trajneri, Afrim Bilali.

Në shenjë mirënjohjeje, basketbollistët i dhuruan kryetarit të Bashkisë topin që solli fitoren e titullit kampion.

Klan News