Elbasanllinjtë myslimanë kanë festuar me shumë madhështi ditën e Bajramit. Fishekzjarret kanë ndricuar natën në vigjilie të kësaj feste të madhe, bamirësi dhe falje kanë shoqëruar orët e para të ditës. Për shkak të numrit të madh të myslimanëve të cilët kanë falur sabahun e ditës së Bajramit, faljet e sotme nuk janë bërë në xhaminë e qytetit por në ambjentet e Pallatit të Sportit. Myftiu i Elbasanit Halit Muharremi i ka bërë thirrje besimtarëve për më shumë paqe, dashuri me njëri tjetrin dhe ka predikuar për largimin nga rruga e vesit si drroga apo prostitucioni që po shkatërrojnë sot shoqërinë. Në Elbasan 75% e popullsisë janë mysliman dhe një pjesë e mirë besimtarë të devolltë. Rrethi ka 52 xhami dhe një numër besimtarësh edhe në mosha të reja.

Dita e Bajramit është falur nga besimtarët myslimanë të Korcës në xhaminë që njihet si më e vjetra e Ballkanit. Riti fetar u drejtua nga kryemyftiu i Korcës Qazim Muci, ndërësa xhamia qe e mbushur me besimtaret që agjeruan sot ditën e fundit te muajit Ramazan për këtë vit. Xhamia mësohet të jetë ndërtuar para 506 vjetësh në Korcë. Historianët thonë se është e ndërtuar nga djali i një prifti i quajtur Ilia. Iliaz Bej Mirahori djali i priftit u morë peng nga Turqit, pas kthimit të tijë në vitin 1496 ai ndërtojë këtë xhami dhe lart sajë ngriti dhe sarajet e veta, medresen, hane dhe furra buke. Ai ofronte ushqim falas për të varfërit, një pjesë të të cilëve i kishte punësuar. Kjo zonë mësohet të ketë qënë bërthama e qytetit të Korcës. Xhamia mësohet të ketë pasur dëmtime pas vitit 1960 , dëmtime të cilat ende nuk janë meremetuar edhe pse është shpallur monument kulture. Megjithatë ajo vazhdon të jetë një nga vëndet që mbledh dhjetra besimtarë të fesë myslimane të cilët kryejnë ritin e faljes edhe në ditë të zakonëshme./tvklan.al