Lajme Arkiva 2003

Fillon diskutimi në komisionin parlamentar të arsimit mbi projektligjin për arsimin e lartë. Në krahasim me të vjetrin sipas anëtarëve të komisionit ky projektligj sjell ndryshime. Kryesisht ato kanë të bëjnë me reformën e zbatimit të procesit të Bolonjës dhe fillimin e vetëmenaxhimit të financave të universiteteve shqiptare.

Për këtë çështje Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka mbajtur një qëndrim skeptik kohët e fundit. Rektori i Universitetit të Tiranës i zgjedhur vetëm pak kohë më parë këtë çështje e vlerëson kështu.

Gazetarja: Mendoni se universiteteve shqiptare u ka ardhur koha të vetëmenaxhohen? Do të jenë të afta?

Shezai Rrokaj: Po ju mendoni se nuk i ka ardhur koha Shqipërisë tu asociouar në Bashkimin Evropian? Si mund të asociohemi në Bashkimin Evropian pa bërë  hapat e para  te ky model i shoqërisë shqiptare  që është universiteti, kështu që unë mendoj se fillimi i asocimit në vendet e Bashkimit evropian do të fillojë nga universiteti sepse ai përgatit të ardhmen e vendit.

Drafti për arsimin e lartë e hartuar nga Ministria e Arsimit tashmë në formën e projektligjit do të kalojë në parlament për votim së shpejti. Një nga pikat e tij të shumë përfolura është zëvendësimi i testit të përgjithshëm me mesataren e katër viteve të gjimnazit./tvklan.al