“Princesha dhe Hëna” është fimi i animuar me të cilin Shqipëria do të konkurrojë në festivalin e filmit për fëmijë “Gifoni” në Itali. Filmi artistik që zgjat për 15 min ka për regjisor Ergys Fajën dhe Bertram Shijakun. Në këtë eveniment të rëndësishëm ndërkombëtar vendi ynë do të ketë edhe 14 anëtarë jurie.

Ergys Faja: “Fëmijët janë 14, janë zgjedhur nga tre rrethet kryesore: Tirana, Shkodra dhe Durrësi, të cilët do të jenë dhe qytetet ku në fund të shtatorit, sipas një projekti paraprak, do të startojë edhe ditë të filmit evropian për fëmijë, d.m.th. do të jetë një lloj festivali i tipit. le të themi “Gifoni” që do të zhvillohet në këto tre qytete.”

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i kësaj ngjarje të njohur artisitike, sipas regjisorit të njohur Piro Milkani është:

Piro Milkani: “Ne shkojmë në këtë festival pikërisht me atë qëllim që thanë edhe Namiku dhe Petriti, për të gjetur Koproducent. Projekti është miratuar nga Qendra Kombëtare e Kinemasë, por në strategjinë e qendrës ato para që jepen janë shumë pak, nuk mjaftojnë për të realizuar filmin. E vetmja rrugëdalje është koproduksioni.”

Shqipëria merr pjesë prej afro 30 vjetësh në këtë festival ku janë prezantuar filma si “Beni ecën vetë”. Ndërkaq që prej vitti 1997 përfaqësues të moshave të vogla nga vendi ynë janë pjesë e jurisë ku përfshihen 40 vende të botës. /tvlan.al