Francë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës është finalja e basketbollit të meshkujve në Paris 2024, duke përsëritur atë të lojërave të kaluara.

Skuadra franceze do të përpiqet të befasojë atë amerikane 16 herë kampione në olimpiadë dhe e pathyeshme prej 2008. SHBA triumfoi me përmbysje 95 – 91 ndaj Serbisë.

Përfaqësuesja ballkanase e mbylli në avantazh pjesën e parë, por në të dytën ajo amerikane e mbushur me yjet e NBA mori situatën në dorë veçanërisht në çerekun e fundit.

Në sfidën tjetër Franca mundi 73 – 69 Gjermaninë. Finalja e basketbollit të meshkujve do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës.

Tv Klan