Liverpool vazhdon me paraqitjet bindëse në Premier League. Të kuqtë, regjistruan fitoren e radhës, pasi mposhtën në shtëpi skuadrën e Brentford, me rezultatin 2-0.

Paraqitje e shkëlqyer nga ekipi i Arne Slot, me trajnerin holandez, që ka bërë të harrohet Jurgen Klopp.

Ndeshja nisi shumë mirë për Liverpool-in, që kaloi në avantazh në minutën e 13-të me Luis Diaz. Kolumbiani shfrytëzoi në maksimum një asist të marrë nga Diogo Jota.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta foli sërish për vendasit.

Në minutën e 70-të, Mohamed Salah, realizoi golin e dytë për ekipin e tij, duke vulosur shifrat në 2-0.

Pas dy javëve të para, Liverpool numëron 6 pikë, me katër gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. /tvklan.al