Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Socialisti Fatos Nano:- “Nëna dhe baballarë, motra dhe vëllezër siç shihet n aka marrë malli për njëri-tjetrin. Jemi shumë, jemi ende gjallë e të fuqishëm. Natyrisht po i mbetem besnik asaj që kam shprehur edhe kur u tërhoqja nga detyra e kryetarit të PS për të ardhur midis jush, për të komunikuar me ju, për të reflektuar së bashku dhe për të gjetur së bashku zgjidhjet dhe mjekimet që shërojnë plagët e vjetra dhe sëmundjet që ende na brejnë. Po rikujtoj për të gjithë ne socialistët dhe kredon tonë politike, se idealet dhe vlerat tona për të qenë mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut jo vetëm për një grusht njerëzish por për tu dhënë qytetarëve shance të barabarta për tu integruar në shoqërinë demokratike. Po kërkohet të paraqiten jo thjesht emra konkurentësh, mudësash në duel por platforma që kandidojnë individë dhe ekipe të PS për të forcuar qeverisjen dhe mbështetjen politike të saj, të cilat të shpjegoj vizionet dhe zgjidhjet … Sapo dola nga burgu në një takim spontan në sallën e Komitetit Drejtues, me Doklen në njërin krah dhe me Majkon në krahun tjetër u kam thënë familja është e gjitha bashkë. Dhe sot në një mënyrë apo në një tjetër më quajn arkitektin e formulës së sotme qeverisëse. Në qoftë se mocioniqë paraqiti i burgosuri Nano u bë për të përçarë partinë, atëhere si është e mundur që të gjithë ata u përfshinë në drejtimin e partisë? … E kuptoj që gjithkush mund të konkurojë për postin e kryetarit, por të thuash se dilani duhet të jetë kryetar vetëm se është kryeministër kjo është shumë pak. Duhet të jesh kryetar sepse përmbush një numër cilësish dhe vlerash apo njeriu merr posin dhe jo posti postin. Kur të gjitha partitë moderrne në europë kanë parimin e papajtushmërisë së dy ofiqeve në jetën politike. Bëhen përjashtime vetëm në raste dhe me vendime të forumeve më të larta drejtuese. Me këtë llogjikë të mjerë postkomuniste që nuk nxitet nga parimi por nga emri i përveçëm dhe nga interesi bajat i ditës, kryeministri kryetar pra, atëhere Fatos Nano duhet vetiu të ishte kryetar dhe kryeministër i përjetshëm. Asnjë konkurencë, pavarësisht nga dorëheqjet, të cilat i kam bërë publike dhe jam këtu midis jush sot, Ju ftoj të punojmë pa paragjykime me cilindo që ndershmërisht nën kontrollin tuaj angazhohet për këtë gjë. Faleminderit!”./tvklan.al