Zjarret masive kanë bërë që Uellsi i ri Jugor në Australi të jetë në kushte katastrofike para vigjiljes së Krishtlindjeve.

Autoritetet vendase kanë kërkuar anulimin e udhëtimeve drejt këtij destinacioni, pasi flakët që kanë përfshirë vendin mund të kthehen në kërcënim për pushimet e planifikuara.

Ditën e sotme është raportuar rritje të temperaturave dhe erëra të forta. Kjo situatë ka ndezur alarmin e kuq në tre vatra të Sidney-it.

Lagështia e ulët, temperaturat mbi 40 gradë Celcius, shpejtësia e erërave deri në 70 km/h paralajmërojnë zjarre të paparashikueshme.

Deri tani rreth 100 zjarre masive kanë prekur zonën e Uellsit dhe 7 prej tyre janë klasifikuar në gjendje emergjence. Uellsi i ri Jugor është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme që tre ditë më parë, hap i marrë për të shmangur sadopak valën e të nxehtit.

Klan Plus