Babai i vajzës 3-vjeçare që humbi jetën në Spitalin e Elbasanit mbrëmjen e së martës, ka thënë për gazetarët se e mitura ishte e sëmurë prej 8-9 ditësh.

Sipas tij, mjeku që e kishte vizituar i kishte dhënë mjekim për virozë.

“E prura për vizitë para 2-3 ditësh, doktori tha virozë. Më dha një qese me ilaçe, e çova në shtëpi. Dje u bë goca iu nxi buza, e çova në spital. Gati 8-9 ditë e sëmurë. U bë keq goca, e prura për vizitë. Doktori tha është virozë edhe më dha ilaçe. S’na kanë thënë asnjë lloj shkaku”, tha babai i vajzës.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të saktësojë se çfarë ka shkaktuar vdekjen e të miturës. /tvklan.al