Lajme Arkiva 2004

Ish drejtori i Policisë së Tiranës  është i dyti nga ish zyrtarët e lartë të  policisë së shtetit ndaj të cilit nis një çështje penale pas kryekomisarit Ilirjan Dida. Në një deklaratë për shtyp zëvendësi i Ministrisë së Rendit tha

Florion Serjani: Kryekomisar Pjerin Ndreu deri tani në dispozicion  të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ka dhënë dorëheqjen pasi më kërkesë të Ministrisë së Rendit Publik është rihapur nga Prokuroria e Gjirokastrës çështja penale e pajisjes me pasaporta gjatë periudhës kur ky i fundit drejtonte policinë e qarkut Gjirokastër, të 350 qytetarëve që nuk janë banorë të këtij qarku si dhe të disa personave në kërkim, përfshirë edhe ish shefin e komisariatit të Sarandës Agron Rrokaj. Gjithashtu shërbimi i kontrollit të brendshëm po investigon hetimin e tij të mundshëm dhe lejimin e  pjesëmarrjes aktive madje dhe me armë në inventarin e policisë duke hapur zjarr të një personi jashtë policisë në operacionin policor të ndalimit të një biznesmeni tashmë të vrarë. Nga ana tjetër 59.2% e granteve që ai ka nënshkruar si ish kryetari i komisionit për gradat e mesme dhe të larta janë anuluar si të pabazuara në ligj dhe si subjektive  nga komisioni i animimeve për gradat.

Por sipas vërtetimit të lëshuar nga Prokuroria e rrethit Gjirokastër shtetasi Pjerin Ndreu nuk rezulton të jetë person në hetim. Në përgjigje të deklaratës së Ministri së Rendit, zoti Pjerin Ndreu tha se nuk është e vërtetë asnjë nga akuzat.

Pjerin Ndreu: Për rastin pasaportat e Gjirokastrës, është për të ardhur keq, është një prononcim i turpshëm, unë kam vënë në dijeni dhe kam sqaruar Ministrin e Rendit Publik, se këtë skandal e kam zbuluar unë, nuk ka asnjë çështje penale, më vjen shumë keq që detyrohem të ballafaqohem me ato dikaster që unë kam qenë pjesë e tij, natyrisht në ditën e sotme unë nuk do të jem më, sepse kërkesa ime do të jetë për t’u larguar menjëherë nga kjo ministri. Unë kam prova të pakundërshtueshme të cilat do ti bëjë prezentë në organizmat e ujit, ku eksponentë të krimit marrin përsipër heqjen e drejtuesve të policisë në qarqe./tvklan.al