Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Këto pamje i përkasin orëve të paradites në pranimin e urgjencës për fëmijët në QSUT. Duke filluar qysh nga orët e para të mëngjesit, fëmijët e moshave të ndryshme janë paraqitur këtu për t’u ekzaminuar dhe për t’u trajtuar në shumicën e rasteve me serume.

Të gjitha rastet e paraqitura kanë shfaqur shenja të tilla si temperaturë, diarre apo edhe të vjella. Mjekët që punojnë këtu thonë, se bëhet fjalë për një virus, i cili stimulohet dhe nga temperaturat e larta dhe fëmijët janë më të prekur.

Mjekja:- “Gjatë këtyre ditëve ka pasur përsëri një shtim të fluksit që vijnë me probleme gastrointestinale dhe kjo siç duket nga temperaturat e larta të ambientit, se kryesisht është një virozë, pa përkeqësim të gjendjes së përgjithshme të fëmijëve. Trajtohen sipas gjendjes së tyre, duke dhën ndihmën e parë në repartin e urgjencës dhe për raste të tjera që janë më të rënda shtrohen dhe lartë nëpër pavione”.

Vetëm gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 50 raste të fëmijëve që paraqesin këto simptoma, nga të cilat 25 raste janë trajtuar me serume dhe 5 raste janë shtruar për trajtim më të gjatë mjekësor./tvklan.al