Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt tashmë dhe në Fier. Pas një trajnimi pesë javor nga specialistët e MAPE-s dje efektivi i FNSH së Fierti kanë demonstruar njohuritë e perfituara. Për t’i parë nga afër demonstrimet e specialeve të Fierit, ishte dhe Ministri i Rendit Publik Petro Koçi si dhe Zv/Shefi i MAPE-s në Shqipëri kolonel Peruci.

Forcat e Nderhyrjes së Shpejtë demonstruan ushtrime praktike për neutralizimin e krimit e krimineleve. Ngritja e grupit të FNSH në Fier vjen pas ngritjes së grupeve të ngjashme në qytete të tjera si Berat, Durrës e Laç. Këto njësi të specializuara do të shërbejnë për rritjen e eficencës së punës së policisë në zvogëlimin e veprimeve kriminale.

Gjatë shpërndarjes së diplomave e certifikatave, specialistët europiane u shprehën se zbatimi i njohurive të marra në këto pesë javë është lidhur dhe me impenjimin e secilit në kryerjen sa më mirë të detyrës. Përzgjedhja e elementëve në këtë njësi është bërë në bazë të kritereve dhe aftësive profesionale. FNSH të Fierit do të përdoren në rastet ekstreme të rrezikut ndaj element keqbërës./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj