Lajme Arkiva – TV Klan 2004

120 milion lekë të reja janë dhënë për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, 17 milion prej të cilave do të përdoren për dekorim të festivalit, akomodim të grupeve konkurrente, si dhe lëvizjen e tyre. Ndërsa 15 milion lekë të tjera do të përdoren për rikonstruksionin e zonës muzeale.

Vëmendje do t’i kushtohet dhe pazarit të qytetit, për të cilën do të investohen 25 milion lekë, si dhe 4 milion lekë për muzeun e këtij qyteti të gurtë. Qyteti i Gjirokastrës prej vitesh po shkon drejt rrënimit, ku shtëpitë karakteristike çdo ditë kthehen në grumbuj gurësh dhe çatitë me gurin gri janë zëvendësuar me llamarina. Ndërsa mozaiku i kalldrëmeve, po shpërfytyrohet./tvklan.al