Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Armata Kombëtare Shqiptare një forcë në ilegalitet dhe në pritje të veprimeve më luftarake. Ekzistenca e armatës është bërë e qartë jo më nga faqet në internet, por nga udhëtimi katër ditor i ekipit të TV Klan në zonat ku vepron ajo. Të gjitha në rajonet perëndimore të shtetit maqedonas, të Kosovës Lindore, qendrore, veriore e perëndimore.

Drejtuesit e armatës të thonë se po punojnë për shtrirjen sa më të gjerë të njësiteve të tyre. Për TV Klan kanë folur ekskluzivisht drejtuesit e njësiteve Anakonda dhe Komanduesi. Njësitet vepruese Leopardët gjithashtu janë në terren kryesisht në qendër dhe në veri të Kosovës./tvklan.al