Një sasi kanabisi është gjetur në një tunel në fshatin Turan të Tepelenës, ndërsa asnjë person nuk është arrestuar si posedues i saj.

Policia njofton se sasia e drogës së gjetur është 23 kg kanabis sativa, e fshehur në tre fuçi plastike. Uniformat blu kishin informacione në rrugë operative për drogën e fshehur brenda në tunel.

Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar përgjegjësit.

/tvklan.al