Antoine Griezmann me Francën është shpallur kampion bote në 2018 dhe fitoi Ligën e Kombeve në 2021, por i mungon një trofe në Kampionatin Europian. Në fakt përfaqësuesja franceze ka prej vitit 2000 që nuk e arrin këtë objektiv ku në fushë ishte ende si lojtar Didier Deschamps, tani trajner i skuadrës.

Franca edhe pse e nis si kandidate për të qenë kampione e kontinentit për Griezmann, duke të qëndrojnë më këmbë në tokë dhe të mendojnë vetëm për sfidën e parë më 17 qershor ndaj Austrisë. 

“Ne mund të jemi favoritë, por këtë duhet ta tregojmë në fushë. Ne duhet të japim 100%, të punojmë në aspektin taktik dhe fizik, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mos mendojmë për asgjë tjetër deri në ndeshjen me Austrinë”, tha Griezmann.

Përfaqësuesja franceze ka në grup edhe Holandën dhe Poloninë. Franca po përgatitet në Clairefontaine dhe para Europianit do të zhvillojë miqësoret me Luksemburgun e Kanadanë.

Tv Klan