Zyrtarët francezë të shpëtimit kanë gjetur trupat e pajetë të katër alpinistëve. Sipas autoriteteve lokale dy prej alpinistëve ishin italianë dhe dy të tjerë vinin nga Koreja e Jugut.
Trupat e pajetë të tyre u gjetën pranë majës së malit Mont Blanc, në anën franceze. Alpinistët u gjetën në një lartësi prej 4,700 metrash më majën më të lartë të Apleve.
Zyrtarët e shpëtimit thonë se ata kishin vdekur nga hipotermia. Alpinistët e pashoqëruar kishin lajmëruar forcat e shpëtimit pasditen e të shtunës, por kushtet e përkeqësuara të motit u bënë pengesë që ata të shkonin në kohën e duhur.
Ndërsa dy alpinistë të tjerë koreanë u shpëtuan me sukses të dielën në mëngjes në një lartësi pre 4,100 metrash.
Me 4,809 metra lartësi, Mont Blanc është maja më e lartë e Evropës Perëndimore dhe shumë e popullarizuar nga alpinistët nga e gjithë bota. Megjithatë ngjitja në këtë mal është tejet e rrezikshme.
Për këtë arsye në vitin 2022 një kryebashkiaku francez tha se kushtet në malin Mont Blanc ishin aq të rrezikshme sa që alpinistët duhet që të paguanin një shumë prej 15 mijë eurosh për të mbuluar shpenzimet e shpëtimin apo në rastin më të keq funeralin./tvklan.al