Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Jashtëm britanik David Lammy mbërritën këtë të mërkurë në Kiev për një seri bisedimesh me liderët ukrainas.

Ukraina ka ushtruar presion ndaj partnerëve të saj për të përshpejtuar ndihmën dhe për të lejuar Kievin për përdorimin e armëve me rreze të gjatë brenda territorit të Rusisë. Para udhëtimit, Blinken dhe Lammy kishin shprehur shqetësimin për mundësinë e marrjes së raketave balistike nga Irani nga Rusia.

Blinken deklaroi se furnizimi i Iranit me raketa balistike në mbështetje të drejtpërdrejtë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës përbën një kërcënim për sigurinë evropiane dhe globale. Ndërsa njoftoi se Uashingtoni vendosi sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi për t’i përdorur në Ukrainë.

Blinken e Lammy pritet të takohen me presidentin ukrainas Zelenski për të folur mbi mbështetjen e Perëndimit në përballjen me agresionin rus. Gazeta Uall Street Journal shkruan se SHBA dhe BE se po e shtyjnë Kievin të formulojë “një plan B” me synime realiste në luftën me Rusinë. Kjo në mënyrë që t’u mundësojë atyre që t’i kërkojnë votuesve të tyre ndihma dhe armë në mbështetje të Ukrainës.

Tv Klan