Qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin kryesor të Kenias pasi punëtorët dolën në grevë. Greva krijoi radhë të madha, vonesa dhe anulime të avionëve në aeroportin e ndërkombëtar Jomo Kenyatta të Nairobit. Për mediat e huaja pasagjerët janë shprehur të shqetësuar nga kjo gjendje kaotike.
“Ka qenë një situatë kaotike, kishte qindra njerëz jashtë aeroportit kur mbërritëm dhe ne qëndruam në radhë të gjatë,” tha për BBC një grua.
“Nuk kemi asnjë informacion. Nuk ka asnjë në bord, nuk kemi dëgjuar asnjuë informacion nga linjat ajrore,” u shpreh një tjetër.
Punëtorët dolën në grevë pas propozimit për t’i dhënë me qira aeroportin ndërkombëtar Jomo Kenyatta të Nairobit grupit Adani për 30 vjet. Sindikata e punëtorëve të aviacionit argumenton se marrëveshja është “e errët” dhe mund të çojë në humbje të vendeve të punës.
Nga ana tjetër ka mbrojtur propozimin për një marrëveshje me një kompani private duke pretenduar se aeroporti po funksionon përtej kapaciteteve dhe ka nevojë për investime private për të përmirësuar gjendjen.
Sindikata e Punëtorëve të Aviacionit në Kenia ka paralajmëruar më parë për një grevë të pacaktuar pasi qeveria dështoi të zbulonte detajet e marrëveshjes me Adani Group, një nga konglomeratet më të mëdha të Indisë.
Të dy palët ngritën një kundërshtim në Gjykatën e Lartë, e cila më pas e ndërpreu marrëveshjen për të lënë kohë për një shqyrtim gjyqësor./tvklan.al