Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Eurosocialistët kanë mbledhur këshillin e përgjithshëm drejtues të këtij forumi, për të ndarë detyrat gjatë periudhës parazgjedhore. Aktivitete të ngjeshura dhe lëvizje në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, FRESH-i pritet të jetë forcë ndihmëse e PS, për t’i fituar zgjedhjet.

Dritan Ylli:- “Aktiviteti do fillojë me një aktiv që ne do të mbajmë në zonat e Shqipërisë Juglindore dhe më pas do pasohet me një simpozium për një aktivitet mbi biznesin, pra sfidat për forcimin e biznesit, do vazhdojë me një aktiv tjetër në zonat e Shqipërisë Verilindore dhe më pas një aktivitet në kuadrin e lëvizjes feministe që do të mbahet në Lushnje. Të gjitha këto aktivitete, do të kenë një konkluzion, që do jenë në kuadrin e fushatës për zgjedhjet lokale të Tetorit”./tvklan.al