Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Problemet me listat janë shoqëruar me debate të ashpra mes qytetarëve dhe komisionerëve në zonën e Liceut Artistik në rrugën e “Elbasanit”. Problemi gjithsesi mbetet pa zgjidhje për qytetarët, të cilët nuk mund të ushtrojnë të drejtën e votës. Sipas informacioneve të kësaj zone, deri në orën 15:00 kanë votuar afro 40-45% të votuesve.

Komisioneri:- “Deri tani kanë votuar 620-630 veta, që i bie afërsisht 45-48%. Piku i votimeve mund të konsiderohet ora 7:00, pas orës 7 në qoftë se ka zgjedhës mbrapa, do të votojnë të gjithë, në qoftë se s’ka do të mbyllet votimi”.

Komisionerja:- “Ka pasur shumë pak që kanë votuar dhe me certifikata, por kanë votuar edhe njerëz që janë gjetur, ne i kemi larguar ata që s’janë gjetur. Deri tani nuk ka qenë ndonjë fluks shumë i madh”./tvklan.al