Edhe qyteti i Fushë-Krujës është përfshirë nga reshjet e shiut. Ka patur dëme materiale në disa banesa, madje a ndodhur edhe shembja e tyre.

Qyteti i Fushë-Krujës vazhdon të jetë pa energji elektrike që nga ora 21:00 e mbrëmjes së kaluar. Për stabilizimin e gjendjes janë vënë në dispozicion organe të pushtetit lokal dhe të policisë.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme edhe në fushat e mbjella, dëmet llogariten rreth 3.000.000 Dollarë./tvklan.al