Shqipëria vijon të tërheqë vëmëndjen e mediave të huaja. Kësaj radhe është e gazeta italiane “Gaeta.it” ajo që shkruan për Sarandën, të cilën e quan perlën e rivierës shqiptare.

Sipas së përditshmes italiane, kushdo që pushon në Sarandë do të marrë me vete një eksperiencë të paharrueshme. Në artikull ndan edhe udhëzimet për vendet që duhen frekuentuar.

Ksamili mban vendin e parë për ujërat e pastra dhe ishujt piktoreskë, dhe pas tij “Plazhi i pasqyrave”. Sa i takon vendeve historike dhe kulturore, sugjeron për të vizituar Butrintin dhe Kalanë e Lëkurësit. Për ata që duan të jenë pranë natyrës dhe aventurës, sugjerohet Syri i Kaltër dhe Parku Kombëtar i Llogarasë, për t’u arrastisur nga nxehtësia e bregdetit.

Ky qytet i ofron të gjitha për ata që duan të përjetojnë një eksperiencë të larmishme pushimesh.

Tv Klan