Gardistët përkujtuan sot përvjetorin e 72-të të krijimit të Gardës së Republikës. E krijuar me 24 qershor të vitit 1928, si repart mbrojtës i oborrit mbretëror të Ahmet Zogut, në këto 72 vjet Garda njohur ndryshime në strukturën e saj. Më 7 prill të vitit 1939, Garda doli jashtë funksionit për t’u ringjallur në ditët e para të Çlirimit, si batalion për ruajtjen e personaliteteve.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Gardës së Republikës, komandati i saj Arben Çuko tha se në vitin 1947 Garda shënoi ringjalljen e plotë. Pas fjalës përshëndetëse të Presidentit Mejdani, gardistët kanë improvizuar skena të mbrojtjes së personaliteteve si dhe të stërvitjes së dyluftimeve trup më trup./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame