Verifikimi i titujve të pronësisë është konsideruar si një prej ligjeve më të rëndësishëm të hartuara nga Ministria e Bujqësisë përgjatë 7 mujorit të parë të këtij viti.

Jemin Gjana: “Është jo vetëm plotësimi i një boshllëku, por dhe angazhimi më serioz i qeverisë aktuale, angazhimi më i qartë i një qeverie në harkun kohor të 17  viteve gjatë, të cilave është proceduar me ndarjen e tokave bujqësore me qëllim që të vihet në vend drejtësia, luftohet korrupsioni dhe abuzimi. Ky ligj nuk prek asnjë princip bazë të ndarjes së tokës bujqësore, por merr përsipër të luftojë abuzimin dhe vjedhjen e titujve të pronësisë.”

Por krahas plotësimit të kuadrit ligjor ministri Gjana tha se gjatë këtij viti është rritur ndjeshëm dhe prodhimi vendas. Sipas tij vetëm sasia e grurit të prodhuar për 7 mujorin e parë është 25% më e lartë se gjatë vitit 2007. Ndërsa prodhimi i agro-industrisë është rritur me 12% duke e krahasuar me një vit më parë. Duke renditur këto tregues ministri tha se raporti i FMN-së nuk i referohej këtij viti, për të dhënave te vitit të kaluar./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami