Lajme Arkiva 2003

Një vajzë 24 vjeçare nga Shqipëria është gjendur e masakruar në Ravena të Italisë. Autoritetet e drejtësisë të këtij vendi kanë njoftuar se në 18 Shtator kanë gjetur kufomën thuajse të dekompozuar të vajzës që paraqitet në foto e identifikuar sipas dokumenteve që mbante me emrin I.Sh.

 Viktima ka gjetur vdekjen sipas ekspertëve mjekoligjore me mjete të forta. Fotoja e saj bashkë me dokumentet e tjera identifikimi janë paraqitur prokurorisë shqiptare e cila është në kërkim të familjarëve të vajzës.

Kjo e fundit gjithnjë sipas informacionit nga policia italiane ka hyrë në Itali në mënyrë klandestine dhe është regjistruar si e tillë me emrin A.Sh. ose I.Sh dhe me datëlindje të ndryshme. Deri më tani nuk jepet asnjë hollësi për identitetin e autorit të masakrës.

Rreth një vit më parë të dy familjarët e masakrës. Rreth një vit më parë familjarët e dy vajzave shqiptare të vrara në të njëjtën mënyrë u vunë në dijeni të ngjarjes përmes lajmeve.

Babai i njërës prej tyre tregoi në një intervistë për TV Klan se si e bija e mashtruar nga tutor shqiptarë ishte larguar drejt Italisë ku shfrytëzohej për prostitucion./tvklan.al