Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Në orët e para të mëngjesit të Krishtlindjeve është gjetur një kufomë në qytetin e Fierit. Konsumimi i tepërt i rakisë mendohet të jetë dhe shkaktari kryesor i vdekjes së 66-vjeçarit nga Fieri. Një telefonatë në policinë e këtij qyteti, ka bërë njoftimin, se poshtë urës së njohur si ura me shkallë gjendet një kufomë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku konstatoi se në bazamentin kryesor të urës ndodhej vërtetë një kufomë, vdekje e cila mund të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes. Hetimet e para hedhin dritë ndaj një mbytje në këtë lum, pas një konsumimi me doza të mëdha të rakisë.

Mësohet se 66-vjeçari është banor i lagjes “8 Shkurti” në Fier. Ndërkohë janë njoftuar edhe të afërmit të cilët e kanë tërhequr më pas kufomën nga morgu, për t’i bërë dhe nderimet e fundit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti