Lajme Arkiva 2003

Gjendet pas 48 orëve Helios Billa djali i biznesmenit vlonjat Kosta Billa për të cilën një telefonatë të hënën në mbrëmje njoftoi se ishte marrë peng dhe se do të lirohej vetëm pas pagesës së një shume parash. Ndërkohë që shtohet ankthi në familje për 15 vjeçarin dhe pritët një telefonat tjetër për të njoftuar për fatin e tij.

Në mbrëmje pak para orës 10 një telefon ka njoftuar djalin e fëmijës se djali ndodhej në afërsi të qendrës tregtare Riviera në Vlorë. Kështu është gjetur pas dy ditësh djali 15 vjeçar dhe menjëherë policia ka filluar marrjen në pyetje.

Ende nuk dihen rrethanat se si u gjet papritmas djali i biznesmenit pronar i një firme mobiliesh me emrin Helios. Grupi policor nën drejtimin e Sokol Bizhgës dhe drejtorit të luftës së krimit në ministri po punonte për të rënë në gjurmët e pengut.

Dhjetëra agjentë ishin shpërndarë në zonën ku ishte parë për herë të fundit Helios dhe policia rezervohet për dhënien e detajeve. I vetmi njoftim nga Ministria e Rendit gjatë dy ditëve ka qenë se po punohet për zbardhjen e ngjarjes nga strukturat më të specializuara në vend./tvklan.al